Hoti nesër merr zyrtarisht detyrën në zyrën e kryeministrit

03 qershor 2020 | 18:14

Nesër do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit të ri, Avdullah Hoti.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media.

“Njoftohen përfaqësuesit e medieve se ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet nesër (E enjte, 04 qershor 2020) me fillim në ora 09:00”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Sot, Hoti është zgjedhur kryeministër i Kosovës në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për, 24 kundër dhe 4 abstenime.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë reaguar pas arrestimit të një aktivisti…