Hoti: Nga java e ardhshme nisim shpërndarjen e 60 milionë eurove

29 shtator 2020 | 21:02

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë me dije se fondi prej 87 milionë eurosh tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve.

Ai në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se nga java e ardhshme do të nisin me shpërndarjen e 60 milionë eurove.

Hoti po ashtu tha se deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 milionë euro.

Postimi i plotë:

Rimëkëmbja po ndodh!

Fondi prej 87 milionë euro tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 milionë euro, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 milionë euro që i kemi aprovuar në Qeveri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për rastet e…