Hoti: Nuk i kemi numrat për të thirrur seancën

06 shtator 2018 | 17:22

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se kushti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për të thirrur seancën është metodë për të bllokuar punën dhe fjalën e deputetëve.

Pavarësisht kësaj, Hoti ka thënë se opozita nuk i ka numrat për të thirrur seancë.

“Asnjë konkluzion nuk është arritur brenda Kryesisë. Ky koalicion qeverisës i ka kapur institucionet e shtetit. Seanca e kërkuar nga opozita më 4 shtator që është thirrur mbrëmë tash as nuk ka vullnet që të caktohet më tutje. Normalisht si opozitë ne nuk i kemi votat për kuorum brenda Kuvendit. Ne në momentin që e bëjmë kuorumin si opozitë e rrëzojmë Qeverinë. Është mëse evidente edhe kushti i kryetarit të Kuvendit për të thirrur seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga opozita është siguroni 61 vota në sallë. Kjo është metodë për të bllokuar punën e Kuvendit, për të marrë pengë Kuvendin, për të mos lejuar deputetët e Kuvendit që të shprehin vullnetin e tyre përmes një rezolute të thjeshtë”, ka thënë Hoti. /ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes për Bashkim (LB), Raif Qela,…