Hoti paralajmëron rishikimin e buxhetit në Kuvend për rimëkëmbje ekonomike

23 qershor 2020 | 11:52

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën plenare ka deklaruar se po shqyrtohen disa marrëveshje ndërkombëtare të qeverive paraprake, jo vetëm të qeverisë së fundit.

Ai ka kërkuar nga deputetë që sot të mbështetet mocioni për futjen në rend dite edhe shqyrtimi i Projektligjit për rishikimin e Buxhetit 2020, ku është paraparë fondi prej 384 milionë eurosh për rimëkëmbje ekonomike. “E vërteta është kjo, se për marrëveshjet ne kemi kërkuar si opozitë seancë të jashtëzakonshme për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe gjatë gjithë kohës tjetër jemi sjell si opozitë. Prandaj, unë ju kërkoj që të merrni parasysh këtë, sepse këto marrëveshje mundësojnë realizimin në praktikë të pakos për rimëkëmbje ekonomike, që është vazhdimësi e masave të qeverisë paraprake i shtuar tash edhe me masa të reja. Buxhetin 2020 e keni pranuar në kuvend, ne do të kërkojmë që të futen në procedura parlamentare me një herë pas një ore në seancën tjetër të radhës. Unë ju ftoj që ta përkrahin këtë mocion për ta future në rend dite buxhetin për 2020, ku është paraparë fondi prej 384 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike. Një pjesë e madhe e këtij fondi mbulohet nga buxheti i rregullt pasi kemi rishikuar komplet dinamikën e projekteve kapitale, por një pjesë e konsiderueshme e këtij fondi për rimëkëmbe ekonomike mbulohet prej marrëveshjeve që janë në procedurë për votim në kuvend”, u shpreh Hoti. (A. M / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…