Hoti për dialogun Kosovë-Serbi: Kryeministri duhet të jetë i hapur në raportimin në Kuvend

09 shtator 2022 | 11:01

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për vizitat që janë duke i bërë në vend, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, dy këshilltarët e emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi, duke kërkuar nga Qeveria që të ketë transparencë në raportimin e saj në Kuvend të Kosovës.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar LDK-ja është falënderuese për interesimin e shtuar të partnerëve kryesorë të Kosovës për të përmbyllur marrëveshjen për normalizim dhe njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Me këtë interesim të shtuar, është e domosdoshme të sigurohet kohezioni i brendshëm politik dhe shoqëror për të mbështetur Qeverinë në dialog për marrëveshjen finale”.

“Por, paraprakisht duhet të sigurohet transparencë e plotë nga ana e Qeverisë përmes raportimit në Kuvend, e cila gjë ka munguar pavarësisht rezolutës së Kuvendit ku i kërkohet Kryeminsitrit të raportoj para dhe pas çdo rundi të dialogut. Nuk ka forum tjetër për raportim përveç Kuvendit. Takimet me kryetarët e partive politike opozitare nuk e zëvendësojnë raportimin në Kuvend”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se kryeminsitri Kurti duhet të jetë i hapur në raportimin në Kuvend.

“Ai nuk mund të evitoj transaprencën karshi deputetëve përmes deklarimeve për ndjeshmërinë e dialogut. Përtej kësaj, transprenca në dialog duhet të sigurohet edhe karshi komunitetit akademik, shoqërisë civile dhe mediave. Transparenca karshi tyre i mundëson Qeverisë të marrë sugjerime të dobishme dhe në veçanti, e ndihmon në informimin e publikut të gjerë për të krijuar kohezionin e nevojshëm mbështetës për marrëveshjen finale”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës dje ka pranuar informacione se dy persona…