Hoti për qeverinë Kurti: E zhytur në batak, po fundoset më thellë

16 maj 2024 | 12:21

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pasi kryediplomatja Donika Gërvalla ka dërguar një zotim të ri në Këshill të Evropës për zbatimin e Asociacionit.

Ai ka thënë se përgatitja dhe dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese do të duhej të bëhej kur kërkonte ShBA-ja, e cila vitin e kaluar i kërkonte Qeverisë së Kosovës të përgatiste vetë draftin.

“ShBA-ja u zotua atëherë t’i ndihmojë Qeverisë së Kosovës në përgatitje të draftit. Qeveria nuk e mori parasysh atë kërkesë të ShBA-së. Si rezultat, qeverisë iu dorëzua drafti nga BE-ja, në stilin merre ose lëre. Kur zhytesh në batak, siç është zhytur Qeveria e Kosovës në procesin e dialogut, kërkon ndihmë për të dalë nga aty dhe një ndihmë e tillë nuk ka munguar nga aleatët dhe opozita. Nëse lëviz duke qenë i zhytur në batak, atëherë fundosesh më thellë. Mandej vështirë del edhe me ndihmën e miqve dhe nuk del pa pasoja”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leunor Çoçaj, shpall të pavlefshme dokumentet e shkollës së mesme…