Hoti prezanton në AShAK platformën për dialogun me Serbinë

10 qershor 2020 | 14:36

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka prezantuar platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se për kornizën dialoguese e ka informuar edhe opozitën.

Me këtë rast, kryeministri ka përmendur parimet e dialogut, duke shtuar se ai do ta udhëheq këtë proces.

“Atë qe duhet ta kenë të qartë të gjithë, shpallja e pavarësisë është proces i përhershëm për të cilin nuk mund të negocioj askush. Ka pas situata kur liderët nuk kanë qenë të qartë rreth këtij procesi, janë bërë flluska që nuk janë shkrirë, ndoshta për qëllim të mirë. Pikat e kornizës, jo platformë pasi duhet të negociohet me të gjithë”, ka deklaruar  Hoti.

Ai ka treguar se parimet kryesore të këtij procesi do të jenë respektimi i integritetit territorial të Kosovës, dhe respektimi i Kushtetutës  së Kosovës.

“E kam ftuar opozitën, një pjesë nuk është përgjigjur e një pjesë ka ofruar bashkëpunim por jo konkret. Dialogun e udhëheqë kryeministri vendit, nuk do të bëj kurrfarë gare me askënd sepse kompetencat i kam të qarta dhe janë betonuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar ai.

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka kujtuar 142-vjetorin…