Hoti: Qeveria Mustafa 19 për qind  të buxhetit e harxhonte për investime kapitale, ndërsa qeveria Kurti vetëm 12 për qind

06 mars 2024 | 13:29

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë me dije se në qeverinë Mustafa niveli i investimeve kapitale ka qenë më i madh se në qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se në vitin 2017, kur buxheti i Kosovës ishte 1.8 miliard euro, në investime kapitale ka shkuar 19 për qind e buxhetit.

Hoti ka shkruar në “Facebook” se në vitin 2023, kur buxheti ishte 3 milionë euro, për investime kapitale kanë shkuar vetëm 12 për qind e buxhetit.

“Në 2017, në qeverinë Mustafa, kur buxheti i Kosovës ishte 1.8 miliard euro, investimet kapitale të nivelit qendror ishin 350 milionë euro, që është 19 për qind e buxhetit. Në vitin 2023, pas 6 vitesh, kur buxheti ishte 3 miliardë euro, investimet kapitale të nivelit qendror ishin 349 milion euro, që është vetëm 12 për qind  e buxhetit”, ka shkruar Hoti.

Ai ka vlerësuar se qasja e qeverisë aktuale nuk do të sjell zhvillim.

“Për më tepër, inflacioni gjatë këtyre viteve marrë së bashku ka qenë 23 për qind, që nënkupton se vlera reale e investime të vitit 2023 është dukshëm më e ulët se në vitin 2017. Kjo nuk sjell zhvillim. Kjo tregon mungesën e kompetencës për të qeverisur. Qeverisjes së vendit i duhet njerëz kompetentë që fokusohen në detyrat që kanë”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jude Bellingham është suspenduar me dy ndeshje në La Liga.…