Hoti, qeverisë për Ditën Punëtorëve: Slogani ‘Drejtësi dhe punësim’, mashtrim i tipit të komunizmit

01 maj 2024 | 13:38

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se në mandatin e qeverisë Kurti është përgjysmuar anëtarësimi i punëtorëve në sindikata.

Hoti ka thënë se kjo bazohet në pagesat zyrtare të anëtarësisë ë sindikata, të cilat sipas tij, ajnë ulur nga 1.9 milion euro në vitin 2022 në rreth 0.9 milion euro në vitin 2023.

“Kjo është pasojë e luftës që Qeveria e mashtrimit u ka shpallur sindikatave nga marrja e mandatit. Sot komunikimi i shtetit me sindikatat praktikisht është joekzistent”, ka thënë Hoti.

Më tutje, ai ka thënë se slogani “Drejtësi dhe punësim” ka qenë mashtrim i tipit të komunizmit, kur sipas tij, njerëzit mashtroheshin se do ketë barazi, por e përjetonin shtypjen dhe poshtërimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka raportuar në Dhomën…