Hoti: Rashica është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë

14 korrik 2020 | 12:42

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti e ka pritur në takim reprezentuesin e Kosovës në futboll, Milot Rashica, i cili po qëndron për pushime në Kosovë.

Hoti ka thënë se Rashica është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë.

“Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë. Milotit dhe kombëtares së Kosovës i uroj shumë fat në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian. ?? #EURO2020”, ka shkruar Hoti në profilin e vet në “Facebook”.

Fotografia e Avdullah Hoti

Fotografia e Avdullah Hoti

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kudusi Lama Tani flitet shumë për transplantimin e organeve…