Hoti: Rezultatet e Samitit të Berlinit mund të përmblidhen në tri pika

01 maj 2019 | 14:30

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka përmbledhur rezultatet e Samitit në Berlin në tri pika.

Në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se e arritura më e madhe e këtij samiti është eliminimi i idesë së për korrigjim të kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Rezultatet e Samitit te Berlinit besoj se mund të përmblidhen në këto tri pika.
E para, dhe besoj se është e arritura më e madhe, është eliminimi i idesë së Thaçit, Vuçiqit dhe Ramës për korrigjim të kufirit.
E dyta, disiplinimi i liderëve të të dy shteteve. Kjo është e rëndësishme sepse në muajt e fundit gjuha luftënxitëse filloi të bëhet diskurs i përditshëm. Besoj se e kanë marrë mesazhin të dy shtetet se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
E treta, marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet me dialog transparent dhe gjithëpërfshirës. Çdo format tjetër i dialogut nuk siguron marrëveshje të pranueshme dhe të implementueshme në praktikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Perandori i ri i Japonisë, Naruhito është zotuar për të…