Hoti shpreh ngushëllime për familjet e viktimave në Burkina Faso

03 mars 2018 | 10:59

Persona të armatosur dje sulmuan Ambasadën Franceze dhe zyrat e ushtrisë kombëtare në kryeqytetin e Burkina Fasos.

Pas këtij sulmi deputeti, Avdullah Hoti ka ngushëlluar popullin francez dhe familjarët e viktimave.

“Ngushëllime familjeve të viktimave dhe popullit mik francez për sulmin terrorist në Ambasadën Franceze në Burkina Faso. Prezenca kudo nëpër botë e ambasadës, qytetarëve dhe forcave franceze kontribuon për një ambient më të mirë për të gjithë. Sulmi ndaj tyre është krim ndaj popullit francez dhe ndaj vetë shoqërisë dhe qytetarëve të shtetit ku këto forca janë të vendosura”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.

Së paku 30 persona janë vrarë në sulmin që u bë dje në ambasadën e Francës në Burkina Faso dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Afrikës Perëndimore. Sipas burimeve, së paku 85 persona të tjerë janë plagosur.

Ende nuk është e qartë se kush qëndron pas ngjarjes edhe pse autoritet janë thuajse të sigurta se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në veri të Kosovës do të fillojë të zbatohet Marrëveshja…