Hoti: Situata e pasigurisë është si rezultat i mosveprimit të qeverisë

14 gusht 2022 | 10:16

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë erdhi si rezultat i mosveprimit të qeverisë.

Hoti tha se një qeverisje e motivuar për punë do të duhej të ishte komunikuese me parterët social për t’i evituar problemet me të cilat po përballemi dhe jo të jetë e shtyer nga populizmat.

“Situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon. Një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me partnerët social, do t’i kishte evituar problemet me të cilat po përballemi, ose së paku do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët”, tha Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Gjilan, pjesërisht e ka aprovuar kërkesëpadinë e…