Hoti takon shoqatën e Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë

04 dhjetor 2020 | 11:29

Kryeministri Avdullah Hoti është takuar sot me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë.

Ai ka bërë me dije se i ka siguruar ata për përkushtimin e qeverisë në vazhdimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit përballë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të bizneseve, raporton “Epoka e re”.

“Po ashtu, i njoftova se pakoja e re mbështetëse do të jetë në vlerë prej 200-220 milionë euro, për tremujorin e parë të vitit 2021, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18 për qind në 8 për qind për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike që pritet të votohet në lexim…