Hoti thotë se ndryshimi i LV-së e mundësoi bashkëpunimin opozitar

27 shtator 2018 | 20:31

Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur që në këtë moment politik mos të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Vetëvendosje me 29 shtator ndonëse shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se ka mjaft arsye për të protestuar.

Në një intervistë për “Rubikon” të “KTV-“së, Hoti ka shtuar se votuesit e LDK-së mund t’i bashkohen protestës mirëpo ata si parti nuk do t’u bëjnë thirrje.

“Në këtë moment ne kemi menduar që është më mirë të ulemi dhe të punojmë për një projekt afatgjatë”, ka thënë ai.

Hoti foli për bashkëpunimin me partnerin tjetër opozitar, Lëvizjen Vetëvendosje, për çka tha se ndryshimi i Vetëvendosjes bëri që LDK të jetë e hapur për bashkëpunim.

“Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar goxha shumë me format e të bërit politikë dhe kjo është pozitive edhe për ta, edhe për skenën politike në Kosovë dhe është hapur një derë e bashkëpunimit me ta”, ka thënë ai.

“Kjo platformë që do ta nxjerrim do të ketë përmbajtje të padëgjuar më parë sepse Lidhja Demokratike nuk është parti e re. Nuk besoj që jemi vonë”, shtoi tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jetlir Zyberaj, këshilltari i Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet…