Houston dhe Golden State finalistët për titull në Perëndim

09 maj 2018 | 14:03

Houstoni dhe Golden State janë dy skuadrat finaliste të Konferencës së Perëndimit, pas fitoreve të arritura sot, duke triumfuar 4-1 me ndeshje respektivisht ndaj Utah Jazz dhe New Orleans.

Houstoni mundi 112-102 Utah në përballjen e pestë gjysmëfinale, një ndeshje e ekuilibruar në shumicën e kohës, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Vetëm në minutat e fundit erdhi përmbysja e ekipit teksan, me Chris Paul që realizoi 41 pikë e 10 asistime, mbështetur nga Tucker me 19 pikë e Harden me 18. Për Jazz, Mitchell realizoi 24 pikë e Burks 22, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, raporton “Telesport”. Në finale shkon ekipi kampion i Golden State, që mundi 113-104 New Orleans, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Warriors, që patën epërsi gjatë gjithë kohës. Trioja Curry-Durant-Thompson realizoi 75 pikë, duke bërë diferencën në fushë. Për New Orleans u dallua David me 34 pikë e 19 rebaund, por që mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia    (3-1 me ndeshje)
Toronto – Cleveland       (0-4 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale

Houston – Utah Jazz                112-102 (3-1 me ndeshje)
Golden State – New Orleans    113-104 (3-1 me ndeshje)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ferat Shala Beteja e Grykës së Lapushnikut është një…