Houstonin e kaplon kriza në NBA

07 dhjetor 2018 | 12:17

Konfirmohet kriza e Houston Rockets, që pësoi humbje nga Utah Jazz (118-91). Një ndeshje e dobët e ekipit teksan, që bashkë me Spurs janë zhgënjimi i këtij sezoni, deri më tani, duke pësuar humbjen e 13-të sezonale.

Për Jazz u dallua Favors me 24 pikë e 10 rebound, duke e dominuar gjatë gjithë kohës ndeshjen. Fiton edhe Portland, që mundi 108-86 Phoenix, një sfidë që ishte një formalitet për vendasit, që u shkëputën që në periodën e parë dhe e ruajtën epërsinë deri në fund. Lillard me 25 pikë e Layman me 24 bënë diferencën në fushë për ekipin vendës, që e meritoi fitoren.

Suksesi i 14-të sezonal për Boston, që mundi pa shumë probleme 128-100 New York, ndeshje që konfirmoi momentin e mirë e skuadrës së Celtics, që korri fitoren e katërt radhazi. U dalluan Irving me 22 pikë e Horford me 19 pikë e 12 rebound për ekipin vendës.

Rezultatet

Boston – New York       128-100
Portland – Phoenix         108-86
Utah Jazz – Houston      118-91

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jaffa Orange  është produkt i prodhuar në Kosovë me përmbajtje…