Hovenier nuk deklarohet për media: Kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme

26 janar 2023 | 11:44

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas një konferencë për kibernetikë është pyetur për zhvillimet e fundit politike në vend, por ka refuzuar që të japë përgjigje.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se do të flasë shumë gjëra për këto tema.

“Kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme”, ka thënë Hovenieri.

Hovenieri të enjten ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për siguri kibernetike “Cyber Zero”.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se janë të përkushtuar në mbështetjen e mediave të pavarura e shoqërisë civile efikase.

“Jemi të përkushtuar që ta mbështesim Kosovën që të shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, të rinjtë e saj, duke përfshirë edhe ekspertizën e tyre në kibernetikë”, është shprehur Hovenieri.

Më tutje, Hovenieri ka thënë se kanë ndihmuar këtë konferencë sepse “jemi të përkushtuar në mbështetjen e mediave të pavarura dhe shoqërisë civile efikase sepse konsiderojmë se liria e fjalës është e drejtë themelore dhe e domosdoshme për avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe prosperitetit ekonomik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në startin e këtij sezoni të Formula 1 do të…