Hovenier: Qeveria Kurti duhet ta miratojë disi Draftin për Asociacionin e ta çojë në Kushteutese

07 shkurt 2024 | 19:39

SHBA dhe BE janë duke kërkuar nga Kosova që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit. Megjithatë pas propozimit të Draftit Evropian, hapin e radhës pritet të bëjë Kurti.

Megjithatë duket se nisja e punës për Asociacionin po varet nga diskutimet që po bëhen në Bruksel për planin e sekuencimit, pra se cila palë do të nis zbatimin e marrëveshjes dhe çka do të implementojë.

Megjithatë ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një intervistë për RTV 21 ka potencuar se është një hap i rëndësishëm në gjithë këtë proces, që Qeveria e Kosovës t aprovojë Draft-Statutin Evropian dhe t’i hapë rrugë më pas dërgimit në Gjykatë Kushtetuese.

“Ne besojmë se kjo qeveri duhet ta miratojë, disi, draftin statutin e ofruar dhe ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese në një mënyrë që Gjykata pajtohet që i jep asaj juridiksion, kështu që Gjykata më pas mund të zbatojë rishikimin e kushtetutshmërisë së tij, që është një hap i rëndësishëm në këtë proces”, ka thënë Ambasadori amerikan të martën.

Përveç planit të sekuencimit, liderët e Kosovës kanë përmendur edhe formalizimin e Marrëveshjes si një parakusht për nisjen e procedurave për zbatimin e saj.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se dërgimit të Draftit në Kushtetuese duhet t’i paraprijë pjesa e formalizimit të marrëveshjeve.

“Kurdo që ky draft, pas formalizimi të marrëveshjeve, pas procedurave të formalizimit të marrëveshjeve, shkon në Kushtetuese, atëherë secili prej nesh si institucione do të kemi mundësinë që të tregojmë argumentet tona pse mendojmë se dispozita të caktuara mund të krijojnë probleme dhe sfida të mëdha gjatë zbatimit”, ka thënë presidentja Osmani.

Ndërkohë me formalizim dhe nënshkrim të Serbisë tashmë Kosova po e kushtëzon edhe takimin e nivelit të lartë Kurti-Vuçiq, meqë po konsiderojnë se pa pasur gatishmëri nga Serbia për nënshkrim dhe për implementim të Marrëveshjes nuk ia vlen të organizohet një takim i tillë nga i cili do të krijoheshin pritje.

Nga BE lidhur me këtë kushtëzim të Kosovës, kanë thënë se për Brukselin zyrtar Marrëveshjes janë ligjërisht obligative dhe se palëve një gjë e tillë u është kumtuar disa herë./GazetaExpress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anija më e madhe e lundrimit në botë, ‘Icon of…