Ankorohet në Meksikë anija më e madhe në botë

07 shkurt 2024 | 19:34

Anija më e madhe e lundrimit në botë, ‘Icon of the Seas’, është ankoruar për herë të parë në Quintana Roo, një shtet në Meksikë.

Mijëra pasagjerë të saj zbritën nga anija për të shijuar atraksionet e këtij destinacion gjatë gjithë ditës.

Por si ka qenë përvoja e pasagjerëve në anijen e cila është 5 herë më e madhe se ajo e Titanikut?

“Përvoja në anije ka qenë e mahnitshme, deri më tani. Ushqimi dhe shërbimi kanë qenë përtej pritshmërive tona, gjithçka është kaq e bukur.”

Edhe për vetë vendasit ankorimi i anijes më të madhe në botë ëshët një moment i veçantë.

“Është një nder për Mahaual, për portin dhe për të gjithë ne që punojmë këtu në Costa Maya, është një nder për ne që kjo anije ankorohet për herë të parë në Meksikë. Siç mund ta shihni, atmosfera është e bukur, njerëzit janë të lumtur.”

Kjo anije u nis nga Miami i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të realizuar udhëtimin e saj të parë. Me 20 kuverta, shtatë pishina dhe më shumë se 40 restorante dhe bare ky mjet lundrimi mund të transportojë deri në 7,600 pasagjerë. VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, sot nënshkroi marrëveshjen…