Hovenieri këshillon Kosovën ta dërgojë draftin për Asociacionin sa më shpejt në Kushtetuese

29 shkurt 2024 | 17:02

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për një draft-statut të hartuar prej Perëndimit për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në këtë mënyrë, Kosova do të përfitonte në mënyrë substanciale. Do të ekzistojë një përgjigje nëse (dokumenti) është kushtetues apo jo, do të dihet a ka kompetenca ekzekutive apo jo, dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim. Diçka e tillë do të krijojë një dinamikë ndryshe dhe do të reflektojë përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur obligimet që ka”, ka thënë Hovenieri në një bashkëbisedim me gazetarë në ndërtesën e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët perëndimorë i kanë paraqitur Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për formimin e Asociacionit, të cilin palët e kanë pranuar në parim.

Megjithatë, ende nuk është bërë ndonjë hap drejt themelimit të tij.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 30 000 palestinezë janë vrarë në Rripin…