Hovenieri, qytetarëve të Kosovës: Flini rehat, këtu është aleanca më e fuqishme ushtarake në histori

20 mars 2024 | 12:42

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Jeff Hovenier, duke iu referuar kërcënimeve të fundit që vijnë nga Serbia, ka porositur popullin e Kosovës që të fle rehat.

“Mund të them se përkushtimi jonë për sigurinë e Kosovës, përkushtimi i ShBA-së për sigurinë e Kosovës mbetet i fuqishëm. Ne nuk është se s’po mund të flemë natën duke u shqetësuar për ndonjë kërcënim dhe mendoj se edhe populli i Kosovës duhet ta bëj gjumin e qetë sepse aleanca më e fuqishme ushtarake në histori, është e pranishme këtu”, ka thënë Hovenieri pas takimit zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja Tregtare Private “VALI. COM”, VALDET FERIZI B.I  shpall të…