Hovenieri: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për një të ardhme të qëndrueshme energjetike

19 dhjetor 2023 | 11:31

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shteti që përfaqëson do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike.

Hovenieri në platformën “X”  ku ka shkruar për takimin që ka zhvilluar  me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se e ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike, veçanërisht përmes USAID-it dhe MCC.gov – programet. Gjithashtu, mezi presim përparimin e vazhdueshëm në udhërrëfyesin e energjisë. E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme!”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbreti Abdullah i Jordanisë ka thënë se Uashingtoni mund të…