Hovenieri takon guvernatorin e BQK-së, kërkon sërish shtyrjen e vendimit për dinarin

29 janar 2024 | 11:03

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka kërkuar sërish që të shtyhet vendimi për mospërdorimin e dinarit serb në Kosovë.

“Sot pata një takim frytdhënës me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin.  I përsëris shqetësimet e ShBA-së rreth zbatimit të rregullores së ndryshuar në operacionet me para. Ne bëjmë thirrje që ky implementimi të shtyhet në mënyrë që të lejojë kohë të mjaftueshme për tranzicion efikas dhe për komunikim publik që të zbuten impaktet negative te qytetarët”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pas pranimit të…