Hoxha: 77 policë janë dorëhequr vitin e kaluar

26 mars 2024 | 11:39

77 zyrtarë policor janë dorëhequr gjatë vitit të kaluar, ka bërë me dije drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ky trend sipas Hoxhës ndodh në gjithë botën. “Gjatë vitit të kaluar 77 zyrtarë policorë dhe staf civil kanë dhënë dorëheqje, është trend në gjithë botën po edhe tek ne po vazhdon”, tha Hoxha, raporton Ekonomia Online.

Në fushën e rendit dhe sigurisë publike, Hoxha tha se Policia e Kosovës ka zhvilluar bashkëpunim me qytetarë, media, forume, përkundër sfidave të paraqitura.

“48mijë raste të raportuara, 3.55% rritje krahasuar me vitin paraprak. Dy muajt e këtij viti ka pasur rritje të raportimit në përgjithësi. Disa prej veprave më të rënda, vrasje nga 21 në 29, lëndim i rëndë 295, vjedhje e rëndë -1.96%, grabitje në tentativë ulje të rasteve, rritje të rasteve ndëretnike, zbulim i veprave 79% me rritje 3%, 55 raste vjedhje, asistime te gjykatave, KEDS-it, municion i konfiskuar, trafik rrugor fatalitet 96, 14 mijë me dëme në aksident”, tha Hoxha.

Ai ka bërë me dije se ka rënie të aksidenteve me fatalitet. Në vitin 2023, 106 të vdekur në krahasim me vitet tjera paraprake kur numri ishte më i madh. 1094 kallëzime penale, kontroll kufiri, 27 milionë persona e kanë frekuentuar kufirin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian duket se po kanalizon pamjet e gruas së…