Hoxha i PDK-së reagon për keqmenaxhimin e mësimit online në “Mihal Grameno”
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, anëtar i Komisionit për arsim në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se përveç dështimit të zbatimit të masave kundër Covid-19 në institucionet shkollore qeveria po dështon edhe në organizimin e mësimit online.
Sipas tij, shembulli konkret është SHFMU “Mihal Grameno” në Fushë Kosovës pasi qe rreth 3400 nxënës kanë humbur rreth 5200 ore mësimore.

Postimi i plotë i Hoxhës:
Nxënësit po mbetën pa mësim, Qeveria po i mbyll sytë!.
Përveç dështimit të zbatimit të masave kundër Covid-19 në institucionet shkollore qeveria po dështon edhe në organizimin e mësimit online.
Qeveria nuk po e mbikëqyrë organizimin e mësimit online për institucionet shkollore të cilat janë duke operuar sipas planit C.
Në shumë shkolla të mbyllura mësimi nuk është duke u organizuar fare përmes platformave online.
Shembulli konkret është SHFMU “Mihal Grameno” në Fushë Kosovës pasi qe rreth 3400 nxënës kanë humbur rreth 5200 ore mësimore.
Si anëtar i komisionit për Arsim në Kuvend do të kërkoj nga komisioni që të mbaj takim të jashtëzakonshëm në të cilin takim do të diskutohet kjo çështje!
SH



