Hoxha: Jemi me ju, baca Jakup, dhe me shumë çlirimtarë që luftën e UÇK-së ta mbrojmë deri në fund

20 korrik 2019 | 13:07

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka reaguar ndaj lajmit që edhe Jakup Krasniqi është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Jakup Krasniqi si figurë e rëndësishme e UÇK-së do ta dëshmojë në Hagë pastërtinë e luftës çlirimtare.

“Jemi me Ju, dhe me shumë çlirimtarë që luftën e UÇK-së ta mbrojmë deri në fund”, ka shkruar Fazli Hoxha.

Postimi i plotë i tij:

Gjykata Speciale paska ftuar që të paraqitet edhe ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqin.

Njeriun që në luftë dhe pas çlirimit dha kontribut të jashtëzakonshëm në bërjen e shtetit të cilin po gëzojmë sot.

Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë.

Edhe baca Jakup Krasniqi si figurë e rëndësishme e UÇK-së do ta dëshmojë në Hagë pastërtinë e luftës çlirimtare.

Jemi me Ju, dhe me shumë çlirimtarë që luftën e UÇK-së ta mbrojmë deri në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, pas njoftimit se edhe…