Zafir Berisha: Si shumë beteja të tjera kundër së keqes, Jakup Krasniqi do ta kalojë edhe këtë betejë

20 korrik 2019 | 13:00

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, pas njoftimit se edhe bashkëpartiaku i tij ka marrë ftesë nga Specialja, ka theksuar se kjo gjykatë synon të barazojë luftën çlirimtare me gjenocidin e Serbisë.

“Ftesa për ikonën e luftës për liri nga Gjykata Speciale z. Jakup Krasniqin por edhe prijësve të tjerë të UÇK-së po vërteton atë që e kemi thënë që nga fillimi, se misioni i kësaj gjykate dhe inicuesve të saj është dëmtimi i vlerave çlirimtare dhe barazimi i luftës për liri me luftën gjenocidale të Serbisë. Si shumë beteja tjera kundër së keqes, jam i bindur se edhe këtë ta kaloj z. Jakup Krasniqi”, ka shkruar deputeti Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është ftuar nga Gjykata Speciale…