Hoxha: Kërkesa e Haxhiut për t’ia ndalur fjalën deputetit në Kuvend, mjerim

23 shkurt 2023 | 16:33

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e ka cilësuar si mjerim kërkesën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për të ia ndalur fjalën sot në Kuvend deputetit të PDK-së, Hysen Berisha.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se ky veprim nuk duhet të ndodh në demokracitë parlamentare.

“Në dhomën e fjalës së lirë, aty ku kuvendohet, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i thotë deputetit të zgjedhur nga populli ‘ty ta kisha ndalu me fol me ligj’, MJERIM dhe VERBËRI”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe po lidhet me një…