Hoxha kërkon nga Luksemburgu të votoi pro liberalizimit në Këshillin e Ministrave

10 tetor 2018 | 14:14

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim ambasadorin e Dukatit të Luksemburgut në Kosovë, Paul Schmit, me të cilin ka diskutuar për programet e përkrahjes nga Luksemburgu dhe në përgjithësi për procesin e integrimit, me theks të veçantë liberalizimin e vizave.

Hoxha ka thënë se Luksemburgu është përkrahës dhe donator i fuqishëm i shtetndërtimit.

Ajo ka theksuar se sferat e interesimit dhe përkrahja nga Luksemburgu janë me shumë vlerë.

Ministrja Hoxha ka thënë se reforma dhe fuqizimi i administratës dhe asistenca për zbatimin e MSA-së, janë pikat e forta të kësaj përkrahjeje.

Po ashtu, ministrja Hoxha ka kërkuar mbështetjen e Luksemburgut për të votuar pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave.

Ndërsa ambasadori Schmit, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të MSA-së si dhe reformën gjithëpërfshirëse e cila rezultoi jo vetëm me liberalizimin e vizave por edhe proceset tjera integruese si anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si dhe procesin integrues euroatlantik.

Aktualisht janë duke u zbatuar projekte në vlerë prej 22.5 milionë eurove, si në arsim, shëndetësi dhe sektorin e ujërave, derisa Luksemburgu, gjatë periudhës 2017-2020 për projekte të ndryshme, ka planifikuar përkrahjen e institucioneve të Kosovës me vlerë 30 milionë euro.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të…