Hoxha kërkon të zbatohen me prioritet reformat në kuadër të MSA-së

21 maj 2018 | 16:19

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka prezantuar gjendjen rreth zbatimit të Programit kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) gjatë vitit të kaluar, bazuar në të gjeturat e raportit vjetor, të hartuar nga kjo ministri në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse.

Ajo gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka kërkuar të zbatohen me prioritet reformat në kuadër të MSA-së.

“Për vitin 2017 ky program ka paraparë zbatimin e 967 masave afatshkurta, prej të cilave 260, ose rreth 26 për qind e tyre, kanë qenë masa legjislative, ndërsa pjesa tjetër prej 707 masave, ose rreth 74 për qind e tyre, kanë qenë masa zbatuese”, ka theksuar Hoxha.

Hoxha ka thënë se shkalla e përgjithshme e zbatimit të këtij programi është 62.05 për qind, pasi që 600 nga 967 masat e planifikuara janë zbatuar, ndërsa pjesa e mbetur prej 367 masave, ose 37.95 për qind nuk kanë arritur të zbatohen.

Ndërsa sa i përket reformave legjislative, Hoxha ka thënë se të gjeturat tregojnë se kanë arritur një shkallë zbatimi prej 38.47 për qind, pasi janë arritur të zbatohen 100 nga 260 masa afatshkurtra legjislative të planifikuara, ndërsa 160 prej tyre, ose 61.53 për qind nuk kanë arritur të zbatohen.

“Programi ka paraparë zbatimin e 707 masave zbatuese, ndërsa në këtë nivel është arritur një shkallë zbatimi prej 70.72 për qind, pasi që është arritur të zbatohen 500 nga 707 masat afatshkurtra të planifikuara, ndërsa 207 prej tyre, ose 29.28 për qind, nuk kanë arritur të zbatohen”, ka thënë Hoxha.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar të hënën me…