Hoxha kërkon zgjidhje nga ministri i Arsimit për çantat e mbingarkuara të nxënëseve

29 tetor 2020 | 14:01

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, ka ngritur shqetësim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, lidhur me çantat e mbingarkuara të nxënësve.

Sipas tij, pesha e rëndë e çantave për shkak të librave të shumtë, është bërë brengosëse për të gjithë për shkak se po rrezikohet shëndeti i nxënësve.

“Kemi shumë ankesa nga prindërit për këtë çështje”.

“Kemi dhe shqetësime publike nga profesionistët shëndetësorë, të cilët ankohen për peshat e mëdha të çantave të cilat mund shkaktojnë deformime kurrizore, problem me frymëmarrje dhe shumë të tjera”, është shprehur Hoxha.

Në këtë kontekst, Hoxha ka kërkuar nga ministri Ramë Likaj të tregojë nëse ka ndonjë plan konkret për zgjidhjen e këtij problemi.

Sipas Hoxhës së PDK-së, vendosja e rafteve të veçanta në shkolla, do të lehtësonte edhe më shumë këtë telashe me të cilën çdo ditë po përballen nxënësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan Radojevic, nga Lista Serbe, është i vetmi kandidat që…