Hoxha: Këshilli i Ministrave nuk merr vendim në tetor, por në dhjetor

14 shtator 2018 | 20:04

Grupet punuese për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të mblidhen menjëherë por vendimi përfundimtar nuk pritet të merret para dhjetorit.

Lajmin e ka bërë publik Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha.

“Më mirë është t’i menaxhojmë pritjet. Nëse ka vullnet politik mundet edhe në mbledhjen e tetorit të hyjë kjo në fuqi mirëpo nuk e shoh që do të ecën ashtu. E mira e së mirës do të kishte qenë që në mbledhjen e dhjetorit Këshilli i Ministrave të votojë”, ka deklaruar Hoxhaj për “KTV”-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, shumë…