Hoxha: Liberalizimi për Kosovën në duart e BE-së

28 mars 12:33

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane, rreth përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ajo ka thënë se miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, është hap kyç për përshpejtimin e procedurave për liberalizimin e vizave.

Sa i përket luftimit të korrupsionit, ajo ka bërë me dije se janë shënuar hapa konkretë në këtë drejtim.

Ministrja Hoxha ka thënë se janë shënjestruar 39 raste.

Ajo ka shtuar se vendimi për heqjen e vizave tash është në duart e BE-së, duke theksuar se procedurat vendimmarrëse nuk do duhej të zgjasin më shumë se gjashtë muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, ka thënë…