Hoxha nga Drenasi fal bajramin me tirqi dhe plis
13 maj 2021
| 08:45
Myslimanët edhe në Kosovë po kremtojnë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit. Për shkak të pandemisë të krijuar nga Covid-19, edhe këtë vit është hequr dorë nga ceremonia e manifestimit tradicional të kësaj feste.
Bajrami është falur në të gjitha xhamitë e vendit.
Një hoxhë nga Drenasi ka marrë vëmendjen jo pak në këtë fitër bajram. Arsyeja është se sot ai e ka falur namazin i veshur me veshje tradicionale, tirq dhe plis.



