Policia arreston një person për dhunimin që iu bë një gruas në Prishtinë
13 maj 2021
| 08:43
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, prej pesë të dyshuarve për një rast të dhunimit në Prishtinë.
Më 30 prill, për disa ditë rresht, një grua ishte dhunuar nga pesë persona.
Lidhur me rastin, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, janë identifikuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë, dhe më datë 12.05.2021 është arrestuar dhe intervistuar njëri prej të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.



