Hoxha: Qëndrimet e Sholtesit dhe Fajonit për vizat meritojnë respekt

13 nëntor 2018 | 15:25

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka falënderuar raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Igor Sholtes dhe eurodeputeten Tanja Fajon për qëndrimet e tyre pro liberalizimit të vizave.

Hoxha ka thënë se qëndrimet e Sholtesit dhe Fajonit, rikonfirmojnë angazhimet e Kosovës për heqjen e vizave.

“Dy qëndrimet e sotme të z. Sholtes dhe znj. Fajon janë për çdo respekt, ngase rikonfirmojnë qëndrimet tona, vizionin dhe besimin tonë, në punën dhe përkushtimin e përbashkët me BE-në dhe faktorët tjerë relevantë për liberalizim. Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta Nitaj vazhdon të mbetët si një ndër femrat më…