Hoxha: Ulja e korrupsioni, lajm i mirë

22 shkurt 20:32

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur ngritjen e Kosovës për dhjetë vende më lartë, në vlerësimin global, duke ulur me sukses korrupsionin.

Hoxha në profilin e saj në “Facebook”, ka shkruar kjo është dëshmi se rruga integruese, ka marrë drejtim të pandalshëm.

Postimi i plotë i saj:

Vlerësimi për uljen e korrupsionit, në renditjen globale për 10 vende më mirë, është lajm i mirëpritur.

Jo vetëm ky fakt, por edhe matësit tjerë, në lëmi të ndryshme, na japin optimizëm për rrugën tonë, suksesin e procesit integrues.

Kjo është dëshmi se rruga jonë integruese, ka marrë drejtim të pandalshëm, ky detyrim e zotim yni, luftimi i korrupsionit është proces dhe nuk do të ndalet as pas liberalizimit të vizave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në zyrë bashkëkryesuesin…