Hoxhaj: Albin Kurti, kryeministër i papërgjegjshëm

18 shkurt 2022 | 20:13

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj e cilësoi kryeministrin Albin Kurti si të papërgjegjshëm, që nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur dialogut dhe politikës së jashtme.

I ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel, drejtuar nga Denis Dyrnjaja, ai theksoi se nuk duhen të lihen shanse të tilla si mbështetja e Amerikës.

“Është kauzë e lartë politike ta përmbyllim shtetndërtimin e Kosovës duke u anëtarësuar në OKB. Kjo arrihet duke bashkëpunuar me britanikë, amerikanë. Kur e shoh këtë vëmendje të madhe amerikane, ku Blinken i dërgoi letër Kurtit duke i thënë se është qëndrimi ynë, del me një listë dhe thotë që qëllimi ynë është të ketë njohje të ndërsjellë, këtë mundësi do duhej të shfrytëzonte Kosova nëse nuk ndodh sa Joe Biden do jetë në Shtëpinë e Badhë, bota mund të ketë lëvizje të tjera tektonike në fushën gjeopolitike, amerikanët mund të kenë prioritete të tjera të politikës së jashtme dhe ne mund të mbesim një temë e hapur në Ballkanin Perëndimor. Ka ndodhur që popuj të caktuar që të humbin shanse të tilla, kemi një kryeministër të papërgjegjshëm, populist që nuk i beson dialogut dhe përpjekja jonë është të mbështesim shtetin, të jemi në shërbim të shtetit”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka pritur në…