Hoxhaj e fton Kurtin në debat televiziv

13 janar 2021 | 15:38

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka ftuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për t’u ballafaquar ne pesë debate televizive në lidhje me programet e dy partive që përfaqësojnë.

“Sot i bëj thirrje Albin Kurtit që t’i kemi 5 debate. Debate serioze. Debate informuese. Ashtu që qytetarëve t’ia ofrojmë informacionin dhe elementet e nevojshme për ta marrë vendimin e tyre. I bëj thirrje Albin Kurtit që ta pranojë këtë tani. Kudo që ai dëshiron. Me çfarë kushte që ai dëshiron. Me kusht që i respektojmë rregullat bazike të angazhimit demokratik. Me kusht që i respektojmë proceset demokratike”, ka thënë Hoxhaj në një konferencë për medie, teksa ka prezantuar platformën politike të PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot listën e qendrave…