Hoxhaj: Është momenti i fundit të reflektojmë karshi kërkesës amerikane për taksën

28 shkurt 2019 | 17:30

Zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë është momenti i fundit për bartësit e institucioneve të Kosovës që të reflektojmë karshi kërkesës dashamirëse amerikane për ta pezulluar taksën.

Hoxhaj këtë deklaratë e ka bërë në llogarinë e vet në “Facebook”, pas takimit me zyrtarët e lartë amerikanë.

“Takim i shkëlqyeshëm me zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Erath dhe Brad Berkley. U siguruam për përkushtimin amerikan që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Është momenti i fundit për ne si bartës të institucioneve të Kosovës që të reflektojmë karshi kërkesës dashamirëse amerikane për ta pezulluar taksën dhe hapur rrugë mundësisë për të arritur një marrëveshje gjatë këtij viti”.

“Përgjatë përvojës time pesëmbëdhjetë vjeçare në politikë, fatkeqësisht, ndodhemi në pikën më të ulët të marrëdhënieve Kosovë-ShBA dhe ky duhet të jetë shqetësim për politikën dhe shoqërinë në Kosovë. Kurrë nuk duhet ta vendosim në pikëpyetje mbështetjen amerikane dhe partneritetin me ta!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Takim i shkëlqyeshëm me zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Erath dhe Brad Berkley. U siguruam për…

Gepostet von Enver Hoxhaj am Donnerstag, 28. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian mund të…