Hoxhaj falënderon Erdoganin: Të lënduarit në incidentin e Ferizajt po marrin trajtimin e merituar

07 janar 2021 | 17:07

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se të gjithë të lënduarit rëndë në incidentin e Ferizajt janë duke e marrë trajtimin e merituar dhe të shpejt në Turqi.

Sipas tij, kjo është bërë e mundur fal intervenimit profesional të mjekëve kosovarë si dhe me mbështetjen dhe zemërgjerësinë e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Dy qytetarë të lënduar më rëndë kanë udhëtuar brenda 24 orësh drejt Turqisë, dhe të tjerët do të arrijnë shpejt. Falënderoj përzemërsisht presidentin e Turqisë, Erdogan, këshilltarin e tij, Sabri Demiri dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, të cilët personalisht janë involvuar në këtë çështje”.

“Natyrisht, falënderim edhe për Ministrinë e Shëndetësisë për koordinimin e mirë, kryetarit Agim Aliu për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe të gjitha ekipeve mjekësore në nivel komunal dhe qendror që bën gjithçka që ishte e mundur për të ofruar shërbime sa më të shpejta dhe profesionale. Shërim sa më të shpejtë për të lënduarit dhe urojë që të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…