Hoxhaj, Hahnit: Qytetarët e Kosovës presin vendimin e BE-së për të lëvizur pa viza

15 maj 2018 | 16:02

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me komisionarin për zgjerim, Johanes Hahn, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

Hoxhaj i ka thënë Hahnin se qytetarët e Kosovës presin vendimin e Bashkimit Evropian (BE) që të udhëtojnë pa viza.

“Diskutim i shkëlqyeshëm me mikun tim, komisionarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, sot në Bruksel, në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe rajon, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi. E falënderova për mbështetjen dhe theksova pritjen e qytetarëve të Kosovë për të udhëtuar pa viza, meqë tashmë i kemi plotësuar të gjitha kushtet në këtë drejtim”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Besa nga Peja, pas rënies në Ligën e Parë,…