Hoxhaj: Javë fatale për Kosovën, u pranua Asociacioni që tashmë është autonomi e pa njohje

28 tetor 2023 | 18:52

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar ae kjo është javë fatale për Kosovën dhe me pasoja kolosale për të ardhmen.

“U pranua Asociacioni që tashmë është autonomi, u pranua pa njohje të ndërsjellë, pa anëtarësim në NATO dhe OKB, dhe 24 shtatori, si akt agresioni, kaloi si një ngjarje pa asnjë rëndësi dhe nuk solli asnjë përfitim për Kosovën dhe asnjë sanksion për Serbinë”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se është koha që Qeveria të merr përgjegjësi politike dhe të japë transparencë, duke publikuar çdo gjë çka është pranuar, por, është koha gjithashtu që qytetarët të braktisin komplotet populiste dhe fantazitë e Albin Kurtit që Kosovën e betonoi në pafundësi në status-quo.

“Këtë javë u hoq dorë përfundimisht nga qëllimet për të realizuar idealet themeluese të Kosovës së pavarur dhe përmbylljen e shtetësisë së saj!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mali i Zi kurrë nuk do të mbështesë asnjë organizatë…