Hoxhaj, kryeministrit sllovak: Duhet ta njihni Kosovën, transformimi i FSK-së është punë e brendshme

11 dhjetor 2018 | 17:17

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Sllovakisë, Peter Pellegrini, i cili ka kundërshtuar transformimin e FSK-së në ushtri.

Hoxhaj nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter” ka thënë se shqetësimi kryesor i shteteve si Sllovakia duhet të jetë njohja e Kosovës dhe jo vendimmarrja e një shteti sovran siç është Kosova.

“Shtetet anëtare të BE-së që janë duke vonuar padrejtësisht njohjen e pavarësisë së Kosovës janë duke kontribuar në destabilizim të rajonit. Ato nuk duhet të brengosen me punët dhe vendimet e brendshme të Kosovës. Mosnjohja është problemi, jo ushtrimi i sovranitetit nga ana e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e Ligës së Kampionëve në…