Hoxhaj: Kudo në Evropë është kuptuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për vizat

02 mars 2019 | 14:15

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, kryesuar nga David McAllister.

Hoxhaj ka falendëruar këtë delegacion për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Kosovës gjatë mandatit të tyre veçmas në procesin e liberalizimit të vizave.

“Tani kudo në Evropë është kuptuar se Kosova i ka përmbushur kriteret. Bashkëbiseduam edhe për dialogun dhe pritjet në Bruksel e Washington që kjo çështje të mbyllet këtë vit”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke iu referuar fjalimit…