Hoxhaj: Naim Fetahu, shpresa e vetme për ta ndryshuar Podujevën

27 nëntor 2020 | 16:33

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu është shpresa e vetme për qytetarët llapjanë.

“Kemi arritur që të bisedojmë më çdo qytetarë të Podujevës që t’ua prezantojmë atyre programin e PDK-së. I falënderojë të gjithë qytetarët për shkëmbimin e dialogut se sis do të duhej të duket Podujeva që ata duan të jetojnë. Naim Fetahu është shpresa e vetme për ta ndryshuar Podujevën, prandaj i ftojmë llapjanët që besimin e tyre ta baritin te Naim Fetahu”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka përmendur dy arsyeje se pse qytetarët duhet ta votojnë Fetahun, duke shtuar se programi i tij nuk është i bazuar në mashtrime, por është programimi më i mirë për zhvillimin e komunës.

“Janë dy arsyeje kryesore se pse qytetarët duhet ta votojnë Naim Fetahun: së pari e ka programin më të mirë dhe nuk është program që është i bazuar në mashtrime, rrena por është programi më i mirë për zhvillimin e Podujevës dhe së dyti Naim Fetahu e ka përgatitjen më të mirë si ekonomistë si intelektual dhe njeri që ka udhëhequr institucione të rëndësishme për të zhvilluar komunë e Podujevës”, është shprehur Hoxhaj.

Më tutje, Hoxhaj ka pasur një lutje për të gjithë llapjanët, që sipas tij për hir të ish-kreut të kësaj partie Kadri Veselit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi duhet që të votojnë PDK-në.

“Naim Fetahu do të jetë model i zhvillimit, prandaj prioritet do të jetë zhvillimi i komunës, krijimi i vendeve të punës, ngritja e cilësisë në arsim, një shëndetësi efikase”.

“Ngritjen e aktakuzave të Speciales duhet ta shndërrojmë në forcë të re, që për hir të Kadri Veselit dhe Hashim Thaçi që mos të lënë gurë pa lëvizur që të votojnë Naim Fetahun”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se Projektligji për…