Hoxhaj në Podgoricë, takohet me ministrin e Jashtëm malazez

26 janar 2018 | 22:07

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sonte në mbrëmje në Podgoricë ministrin e Jashtëm të këtij shteti, Srdjan Darmanoviq.

Hoxhaj e ka publikuar një fotografi të takimit në profilin e tij në “Twitter”.

“Në takimin e shkëlqyer sot në Podgoricë me ministrin e Jashtëm, Darmanoviq ku diskutuam për zhvillimet rajonale dhe agjendën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe Mali i Zi do t’i forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet gjatë vitit 2018”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Shkelzen Maliqi, vlerësoi se lidershipi i Kosovës në vitet…