Hoxhaj: PDK-ja angazhohet që të mos kemi marrëveshje të keqe

05 shtator 2018 | 11:30

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se ky subjekt politik po angazhohet që marrëveshja përfundimtare me Serbinë të mos jetë e keqe dhe e pazbatueshme.

Në tryezën e diskutimit “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan”, të organizuar nga emisioni “Jeta në Kosovë”, Hoxhaj ka thënë se sapo kemi hyrë drejt asaj që të shohin se cilat janë elementet e një marrëveshje që do ta nënshkruajë Kosova e Serbia.  “Ne angazhohemi si PDK që mos të ketë situatë që ne ta kemi një marrëveshje të keqe, që mos të kemi situatë që mos të ketë fare marrëveshje, që ne të kemi marrëveshje që nuk është e zbatueshme”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka vlerësuar se janë duke projektuar energjinë e tyre në beteja të brendshme.

“Dje jam ndier keq për seancën e djeshme. Që duhet me u varur  prej votave të Listës Serbe”, është shprehur Hoxhaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kufijtë…