Hoxhaj: PDK-ja do të punojë pa u kursyer për qytetarët edhe në opozitë

08 nëntor 2019 | 19:51

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se PDKja dhe ai si pjesë e saj, do të punojnë pa u kursyer në të mirën e qytetarëve dhe shtetit edhe duke qenë në opozitë në legjislaturën e re.

“Dua të shpreh falenderimin për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që më kanë dhënë besim të pakursyer për t’i përfaqësuar, gjë të cilën do ta bëjë më së miri që di dhe mundem, ashtu siç e kam bërë deri tani”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Duke e çmuar lart besimin tuaj, do të vazhdoj edhe më tutje të jap kontributin tim në të mirën e vendit dhe për të mirën e përgjithshme brenda Partisë Demokratike të Kosovës, i zgjedhur në legjislaturën e gjashtë me radhë si deputet. Urime të gjithëve dhe të vazhdojmë aty ku kemi mbetur”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit me sukses të kursit për Menaxhimin e Avancuar…